“80% të dritave jua paguan qeveria”/ Balla: Merrni shembuj vendet e tjera, ne kemi paketën më të lartë të ndihmës

28/03/2022 11:57

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla foli edhe për krizën e ekonomike në Shqipëri, pasi ka inspektuar nga afër çmimet nëpër markete.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Balla tha para gazetarëve se Shqipëria ka ofruar paketën më të lartë të ndihmës sociale, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Ai shtoi se edhe PD, në propozimin e tyre ofruan një paketë më të ulët se ajo që ofroi qeveria. Balla tha se 80% të faturës së energjisë elektrike e paguan qeveria dhe 20% e paguajnë familjet.

Taulant Balla: Në kushtet e një lufte, abuzuesit mund të jenë të shumtë që nuk respektojnë diçka që është rënë dakord për të pasur në raftet e supermarketeve të vendit, të paktën për secilin nga produktet e shportës, një ofertë me atë çmim të gjithëpranuar nga tregtarët. Do ju ftoja që përveç se të harxhoni kohën, të bëni një verifikim në supermarket. Lufta vazhdon, deputetë nuk mund të rrinë duarkryq, qeveria po merr masat e duhura për të kontrolluar abuzimet.

Është tregu ai që vendos por duhet ngushtuar norma e fitimit në një kohë lufte.

Merrni kë të doni, krahasojini paketat, a ia bëtë llogarinë paketën që propozoi PD, ishte më e vogël sesa ajo që vendosi qeveria. Rast unik në botë.

Merrni faturat, 80% të faturës ua paguan qeveria, 20% e paguajnë familjet. Dalin thonë hiqni TVSH. Shkoni informohuni se edhe Kuvendit i është hequr një pjesë e madhe e buxhetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA