230 banesa të reja në Manëz/ Rama merr pjesë në dorëzimin e shtëpive

28/03/2022 15:09

Manza njësi vendore e bashkisë Durrës, ishte ndalesa e radhës për kryeministrin Edi Rama në dhënien e çelësave të  230 apartamente të reja për ata  që humbën shtëpinë në tërmetin e dy viteve më parë.

Edi Rama: Ky është një hap i madh përpara që ne e kemi hedhur së bashku. Unë ndihem krenar për punën që kemi bërë por mbi të gjitha ndihem krenar për besimin tuaj, besim që ju ia dhatë përsëri masivisht Anit, kryetares së bashkisë e cila është një shembull i përkushtimit, i seriozitetit, durimit dhe mbi të gjitha i të qëndruarit pranë njerëzve, e përulur, modeste dhe punëmbaruar.

Kryeministri dorëzimin e këtyre apartamenteve e quan një premtim të mbajtur.

Edi Rama: Shumë pak nga ju, ose ndoshta askush nuk ka besuar kur ju thoja që ne do I nxjerrim lekët nga dheu dhe do I bëjmë shtëpitë tuaja më të mira se ato që humbët. Dhe sot kjo është një tjetër lagje, në vazhdën e një pune që vazhdon, e cila prodhon, se ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Sigurisht nuk I kemi të gjitha ne dorë, nuk mund te planifikojmë dot ngjarjet, ngjarjet që ndodhin për një arsye apo një tjetër në rrugën tonë. Sigurisht që ne nuk mund dot ti parashikojmë më përpikëria afatet në kohë të gjitha punët që bëjmë, ka punë të cilat kërkojnë më shumë kohë sesa parashikojmë, ka punë që ndeshin pengesa.

Tek sa po shikonin ambientet e brendshme të këtij apartamenti, kryeministri nuk i kurseu batutat me zëdhënësin e tij të cilit i ka besuar udhëheqjen e rindërtimit.

Batuta: Jemi 2 karamele se është i hidhët ky.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA