Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka kërkuar qeverive perëndimore që të furnizojnë vendin e tij me avionë, tanke dhe sisteme të mbrojtjes raketore.
Në një fjalim online natën vonë, ai tha se armët e rënda që mund të mbronin lirinë në Evropë po grumbullonin pluhur duke qëndruar në stoqe.
Zelensky u ankua se avionët rusë nuk mund të rrëzoheshin me mitralozë.
“Çfarë po bën NATO? A është duke u drejtuar nga Rusia? Çfarë presin ata? Kanë kaluar 31 ditë. Ne kërkojmë vetëm 1% të asaj që ka NATO, asgjë më shumë”, shtoi ai.
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, konfirmoi për BBC se vendi i tij ishte i gatshëm të dërgonte arsenalin e tij të raketave të mbrojtjes ajrore S-300 të prodhimit sovjetik në Ukrainë nëse mund të sigurohej një zëvendësim.
Top Channel