
25/02 07:10
Trupi i mirë, një shfaqje nga Eve Ensler me mesazhe të forta për realitetin shqiptar dhe atë botëror u vu në skenën e teatrit të Korçës.
5 artiste femra qe bëhen bashke nen regjinë e Altin Bashës dhe tregojnë sesi është jeta e një femre, vështirësitë dhe sfidat përmes monologjeve fantastikë. Teksa flasin me dinamizëm dhe rrëfejnë historitë e tyre dramatike për anoreksinë, obezitetin, moshën, të drejtat, lirinë mesazhet duken se i vijnë për shtat realitetit tonë
Shfaqja do të ngjitet përsëri në skenën e teatrit të Korçës sonte në mbrëmje nën interpretimin e aktoreve Zamira Kita, Paola Kodra, Ilda Pepi, Lola Meta dhe Blerta Belliu.
Top Channel