Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e dytë, ndërsa raportohet se kjo e diel ka pasur edhe një rekord sa i përket numrit të bombardimeve.

Vetëm në Kiev në 24 orët e fundit bëhet me dije nga administrata rajonale ushtarake e Kievit në Telegram se janë regjistruar mbi 30 bombardime.

Ndërkohë, ministria e brendshme ukrainase ka denoncuar për herë të parë përdorimin e bombave thërrmuese, të cilat janë të paligjshme si armë. Ato pretendohet se janë përdorur në sulmin e forcave ruse në Krasnohorivka, në rajonin e Donetsk, mbi objekte civile.

Gjithashtu rreth impiantit bërthamor të Çernobillit të pushtuar nga rusët, raportohet të jenë më shumë se 31 vatra zjarri, ndërsa nivelet e rrezatimit radioaktiv janë rritur.

Deputetja ukrainase Inna Sovsun në Twitter tha: “Zjarri nuk është i mundur të shuhet sepse, ky territor nuk kontrollohet nga Ukraina.”

Zjarret dyshohet se vijnë pasi forcat ruse hodhën raketa në një objekt kërkimor bërthamor në qytetin e rrethuar të Kharkiv. Moti i thatë dhe me erë pritet të rrisë intensitetin dhe sipërfaqen e zjarreve, gjë që mund të çojë në katastrofa mjedisore, nëse prek magazinat bërthamore.

Sa i përket ndalimit të luftës, raundi i radhës së bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë do të mbahet në datat 28-30 mars në Turqi, sipas negociatorit ukrainas David Arkahamia, pa specifikuar vendin se ku do takohen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA