“PD-ja nuk fiton me një të shpallur ‘non grata'”, Berisha nis foltoret për të bindur demokratët se mund të vijë në pushtet

27/03/2022 12:00

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fushatën më të vështirë të tij, të bindë opinionin e gjerë publik se mund të fitojë zgjedhjet dhe të qeverisë, duke qenë persona ‘non grata’ nga aleati strategjik i Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë takova palën që mendon ndryshe dhe u thashë këto fjalë, por të jemi të hapur në dialogun që pata me zotin Alibeaj i cili më tha se ‘me ty non grata nuk fiton pd, prandaj duhet të japësh dorëheqjen’. Unë i them shiko edhe në ’97 nuk kishte njeri që besonte që ne do të fitonim, por ne ia dolëm, demokratët ia dolën të ndryshojnë Shqipërinë si kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Ne jemi në NATO dhe Biden tha që nëse një cm territor i NATO-s do të preket do ndërhyjë gjithë forcat e NATO-s. Beteja ime kryesore ishte kundër rusëve”, theksoi Berisha.

Gjatë takimit me qytetarët e Tepelenës, ai tha se ka një frymë pajtimi dhe se selia po hapet për të gjithë demokratët, pas largimit të Lulzim Bashës.

“Ai dha dorëheqjen nga zhvillimet, nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 shtatorit se nuk pyeti njeri mbi tokë, nuk pyeti institucion, askush nuk ka të drejtë të akuzojë tjetrin për këtë as të bëhet bashkautor për një vendim të tillë, dje po hiqeshin dyert, a mund ta imagjinoni, e ardhmja me dhjetëra ton bunkerë, a ishin normalë apo jo nuk mund ta them, por ai dha dorëheqjen, kështu që nuk mund të bëhej kurrë, megjithatë selia po hapet për të gjithë demokratët, shtëpia jonë e përbashkët aty është, prandaj të vini. Unë vlerësoj shumë frymën e pajtimit që ekziston në bazë, edhe në qendër, por ndonjë problem i vogël ekziston”, tha Berisha.

Situata në PD mori kthesë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila një ditë më parë e njohu statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit. Tashmë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, me në krye vetë Berishën, janë rikthyen në selinë e PD-së. Berisha pati një takim me Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn, të cilët një nga kushtet për bashkimin kishin moskandidimin e ish-kryeministrit për kreun e partisë, gjë e cila është përjashtuar kategorikisht si mundësi prej tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA