NASA bën njoftimin e rëndësishëm: Fluturimi i parë me pilot rreth Hënës në 50 vjet në fillim të marsit 20/02 18:00
Shefi i inteligjencës së Ukrainës Kyrylo Budanov, ka bërë me dije ditën e sotme, se Rusia po përpiqet ta ndajë Ukrainën në dysh.
Sipas tij kjo gjë po ndodh sepse Rusia synon të krijojë një rajon të kontrolluar nga Moska, pasi dështoi ta marrë në kontroll të gjithë vendin.
“Në fakt, kjo është një përpjekje për të krijuar Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë”, tha Kyrylo Budanov në një deklaratë.
Ai shtoi se Ukraina së shpejti do të nisë një luftë guerile në territorin e pushtuar nga Rusia.
Top Channel