Nënat e Çekrezës janë shprehur të prekura për vdekjen e Arben Micit, i cili dyshohet se i vuri flakën me çakmak dhomës ku po qëndronte në komisariatin e Kamzës.

Ato thonë se policia është fajtore për vdekjen e Micit.

“Djali nuk ka bërë gjë. Jo, jo. Djali pinte për vete i shkreti, të shtëpisë e çuan në polici. Policia e ndreqi!! E solli kufomë. E fute në burg, mos e vra. Jepi dënimin që i takon. Mos e digj me shkrepse. Ky është krim. O zot! Gjynah është fëmijë”, kanë thënë ato për Top Channel.

Janë hapur dyert e mortit për 26-vjeçarin që ndërroi jetë në zjarrin që përfshiu Komisariatin e Policisë në Kamëz.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksisë ai ndërroi jetë në spital, ndërsa u plagos një polic dhe i arrestuari tjetër Dilaver Idrizi. Trupi ka mbërritur në shtëpinë e tij dhe pritet dërgimi për në banesën e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA