Ky fermer në këtë fushë dikur kulloste lopët, ndërsa sot pulat dhe patat. Toli Qendro, fermeri nga fshati Kutalli i Dimalit, deri para 3 vitesh kishte 15 krerë lopë, ndërsa sot në stallën e madhe ka mbetur vetëm lopa Lara dhe qingji Balo. 

Ai thotë se kjo fermë u boshatis nga gjedhët sepse industria e përpunimit të qumështit një litër qumësht kërkon ta blejë tek fermeri me lirë se uji.

Unë pata 15 krerë lopësh. Shikoni dhe vendet. Unë arrita që të kem vetëm një lopë që e mbaj vetëm për familjen time. E do të thuash pse? Të vijë baxho dhe ta marri qumështin me 350-370 Lek, kur një shishe ujë me sa shitet? Edhe çmimet sa kanë ardhur për barin dhe koncentratin janë rritur. Nëse do ta mbash edhe ajo siç i themi ne fshatarët mos të mallkojë. Ta bëj dhe ajo jetën e saj siç i takon”, u shpreh fermeri Toli Qendro.

Mungesa e subvencioneve ka bërë që për vitin 2021 të ketë 53,026 gjedhë më pak.  Kjo e vërtetë fermerit nga Dimali i dhemb.

“Kush është ai që nuk i dhimbset. Mua lopët më dhimbsen pasi i kisha njëlloj si njerëzit e shtëpisë. Ushqeja familjen”, u shpreh fermeri.

Për blegtorin dikur kjo stallë ishte burimi i vetëm I të ardhurave në familje.

“Ama ta dish që nuk kam vetëm një lopë, kam dhe edhe një qingj, kam edhe një gic të vogël që e mbaj për familjen time”, u shpreh fermeri.

Ndërsa sot për të Lara është buka e familjes.

“Lara është vetmja. Unë larën e kam kosin, e kam qumësht, e kam djathin,gjizën”, shtoi më tej ai.

Histori si kjo e Tolit në vendin tonë nuk janë të rralla. Nga fermerët mbarështimi i gjësë së gjallë nuk të siguron të ardhura të kënaqshme, për pasojë shqiptarët duhet të ushqehen me bulmetin e fermerëve nga Serbia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA