28/11 18:37
Një tjetër shpërthim i fuqishëm raportohet se ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Lviv, pak orë pasi u sulmua një objekt industrial nga dy raketa.
Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi konfirmoi lajmin se një tjetër sulm ka goditur qytetin perëndimor të Ukrainës.
“Një tjetër sulm me raketë në Lviv,” tha Sadovyi në një postim në Twitter.
Ndërkohë, CNN shkruan se Biden është njoftuar për sulmet në Lviv dhe pritet të mbajë një tjetër fjalim në Poloni.
Sulmet në Lviv janë shumë pranë Varshavës, vendit ku ndodhet Joe Biden, i cili ka mbërritur në Poloni ku është takuar me refugjatët ukrainas.
Top Channel