“E dua bashkëshorten, e qëllova vetëm më shuplakë”, çfarë deklaroi Dilaver Idrizi para trupës gjykuese pasi hodhi gruan nga ballkoni

26/03/2022 13:49

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Dilaver Idrizin, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Megjithëse ka dëgjuar të gjithë versionin bazuar në dëshmi të familjarëve, i dyshuari ka mbajtur qëndrim mohues.

Në këtë seancë me dyer të mbyllura, burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se ka thënë se nuk e ka hedhur bashkëshorten nga kati i tretë i apartamentit ku jetonin me qera në zonën e Babrrusë.

“Unë e dua bashkëshorten time”, ka thënë ai duke treguar itinerarin e ditës dhe duke mohuar aktet e dhunës.

Sipas tij, gjatë një konflikti banal me bashkëjetusen, e kishte goditur me një shpullë. Nga ana tjetër ka dëshmi që konfirmojnë të kundërtën që  tregojnë se me 11 mars, pak ditë pasi gruaja kishte festuar 8 marsin kishte gjetur mesazhe urimi dhe i ka kërkuar llogari.

Dy ditë më parë, Top Channel solli detajet e ngjarjes së rëndë, ku gruaja e dhunuar, e cila u hodh nga kati i tretë nga njeriu me të cilin ajo po ndante jetën prej vitit 2009 rrëfeu:

“Ai mbylli dyer dhe dritare që mos të na dëgjonin komshinjtë, nisi të më qëllojë me rripin e pantallonave dhe më tha se nuk do dilja e gjallë nga shtëpia. I kërkova ujë pasi nuk po ndihesha mirë, por ai mori gotën me ujë dhe ma hodhi në fytyrë.”

Historia horror nis pas tetë marsit kur gruas i erdhën mesazhe urimi, duke shkaktuar xhelozinë e shfrenuar të bashkëjetuesit.

Numri ku erdhën mesazhet e urimit ishte i Idrizit , pasi gruaja nuk kishte telefon dhe  e kishte lënë si kontakt në një shoqatë bamirësie për ndihma. Pikërisht kjo shoqatë i dërgoi urime për festën e gruas. Në datën 11 mars gruaja u mbajt në reanimacion në gjendje të rëndë dhe e monitoruar jo vetëm nga mjekët por edhe nga dhunuesi. Në një çast e mbetur vetëm ajo i rrëfeu së bijës se i shoqi i kërkoi të tregonte se po nderte rrobat në tel dhe se u rrëzua pa dashje.

Historia u bë publike nga e bija që tregoi se agresori i së ëmës i qëndronte pranë në spital me shpresën se kur të zgjohej ajo nuk do tregonte.

Vajza tregon se kur e pyeti të ëmën çfarë kishte ndodhur  kishte ndërhyrë  bashkëjetuesi i saj duke e urdhëruar, “mos e pyet se është e lodhur”.

Dyshuese, e bija ka tentuar të sigurojë privatësi me të ëmën, por Idrizi  nuk e linte asnjëherë në prani të dikujt tjetër. Pak çaste kanë qenë ato kur gruaja i është rrëfyer për gjithçka ndodhi dhe po ndodhte në spital ku ajo kërcënohej, ndërsa shtoi “pasi më dhunoi e s’më dha ujë, aty kam humbur ndjenjat e s’mbaj mend asgjë”.

Momenti që gruaja s’mbante mend sipas policisë është ai kur ai e shtyu nga kati i tretë dhe më pas i pikëlluar tha: U rrëzua aksidentalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA