Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Situata në Ukrainë siç duket po rëndohet çdo ditë dhe në mënyrë që të përballojë sulmet e Rusisë, Ukraina ka kërkuar të shtohet ndihma ushtarake e SHBA-së.
Kërkesat e Ukrainës janë rritur së fundmi, ku në listën e ndihmave ushtarake nga SHBA-ja ka shtuar 1000 raketa në ditë. Këto raketa duhet të jenë dy llojesh, sipas kërkesës së Ukrainës, 500 duhet të jenë raketa anti-ajrore Stinger dhe 500 të tjera anti-tank Javelin.
Ukrainasit kanë paraqitur lista të ngjashme në javët e fundit, por një kërkesë e fundit e ofruar ligjvënësve amerikanë duket se pasqyron një nevojë në rritje për raketa anti-ajrore dhe raketa antitank .
Pra, Ukraina po kërkon qindra raketa më shumë sesa ishin përfshirë në një listë të ofruar së fundmi nga ligjvënësit amerikanë.
Lista e re vjen pasi ukrainasit kanë pohuar se përballen me mungesa të mundshme të armëve në mes të një sulmi të vazhdueshëm rus, duke shkaktuar disa reagime nga zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s, të cilët theksojnë se tashmë po shkojnë më shumë ndihma ushtarake në vend.
Deri më 7 mars, më pak se dy javë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, SHBA dhe anëtarë të tjerë të NATO-s kishin dërguar rreth 17,000 raketa antitank dhe 2,000 raketa kundërajrore në Ukrainë.
Që atëherë, vendet e NATO-s, përfshirë SHBA-në, e kanë ndihmuar Ukrainën, edhe pse Rusia ka kërcënuar të shënjestrojë dërgesat.
Top Channel