Shpallja non-grata, Berisha: E tepërt! Përgjigjen e kanë dhënë demokratët me votën e tyre

25/03/2022 16:17

Sali Berisha u pyet këtë të premte në selinë blu për shpalljen non-grata nga SHBA, por e cilësoi si pyetje të tepërt, pasi sipas tij, përgjigjen e kanë dhënë vetë demokratët me votën e tyre.

Para gazetarëve, Berisha tha se marrëdhëniet me SHBA-në do të mbeten të diktuara nga vlerat e lirisë, teksa shtoi se vendimi ishte nga Soros për t’i ardhur në ndihmë kryeministrit Edi Rama.

Berisha: Pyetjen e ke të tepërt, në kuptimin që përgjigjen më të shkëlqyer të asaj pyetjeje ia kanë dhënë demokratët me votën e tyre të lirë. Marrëdhëniet e mia me SHBA-të janë dhe do të mbeten marrëdhënie të diktuara nga vlerat e lirisë, parimet e demokracisë që ndajnë popujt e lirë. Por meqenëse e shtron në këtë mënyrë, do të jap dhe një përgjigje të dytë. Kjo parti është parti e spektrit konservator dhe ka për partnere të saj Partinë Republikane. Ju jeni dëshmitarë se eksponentë ndër më të rëndësishmit të niveleve të larta të kësaj partie e kanë quajtur vendimin e sekretarit të shtetit, një vendim të mirëfilltë politik të diktuar nga Soros për të ndihmuar Edi Ramën.

Ky njeri që ka bërë këtë deklaratë ka qenë njeriu më i informuar i atij shteti për postin që ka mbajtur. Ju keni një kongresmen që i tha sekretarit të shtetit publikisht se vendimi yt vjen nga hiçi. Nuk është dorëzuar asnjë provë. Ka një realitet nën ndikimin e Sorosit është marrë ai vendim, ka dhe një që e cilëson vendim politik hakmarrës nga personalitetet më të shquara të atij vendi.

Në momentin që të publikohet një fakt i vetëm, një dokument i vetëm, një provë e vetme se unë apo fëmijët e mi kanë përfituar nga pasuritë publike qoftë dhe një qindarkë, unë marr çdo vendim ndaj vetes sime, përndryshe qëndroj shqiptar krenar, i palëkundur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA