Disa mijëra demonstrues me jekelë ndriçues u mblodhën sot para ministrisë së transportit në Madrid kundër ngritjes së çmimeve të karburanteve.
Pas protestave të paprecedenta të kamionistëve qeveria spanjolle njoftoi një plan shperblimi prej 1 miliardë euro për reduktimin e çmimit.
Por protestuesit thonë se kjo nuk mjafton pasi çmimi do të rritet përsëri dhe ulja prej vetem 20 cent nuk ndryshon asgjë.
Oferta e qeverisë ishte 0.20 euro kompensim për çdo litër karburant ose një pagesë e vetme 1,250-euro për çdo mjet, shkruan AFP.
“Shumica e kamionistëve kanë nevojë të punojnë dhe me këtë marreveshje ne po ua ofrojmë mundësinë”, tha ministrja e transporteve Raquel Sanchez pas bisedimeve me shoqatat.
Shoferët në Spanjë kanë bllokuar rrugë dhe porte prej 14 marsit për të rritur ndërgjegjësimin për çmimet e karburanteve.
Greva ka trazuar disa zinxhirë furnizimi dhe mangësi në ushqimet me jetëgjatësi të vogël si vezët dhe produktet e bulmetit.
Një prej grupeve sindikaliste e refuzoi tërësisht ofertën e qeverisë.
Protestues me flamurë spanjollë dhe rajonalë marshuan sot përgjatë bulevardit kryesor të Madridit, La Castellana, duke bllokuar trafikun.
Top Channel