Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, është shfaqur dje në një tjetër video propagandistike me xhiro të ngadalta në stil Hollywood-i, për lëshimin e fundit raketor të ushtrisë së tij.
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, është shfaqur dje në një tjetër video propagandistike me xhiro të ngadalta në stil Hollywood-i, për lëshimin e fundit raketor të ushtrisë së tij.
Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut, KCTV, shfaqte pamjet e lëshimit të së enjtes që është shpërndarë gjerësisht në rrjetin Twitter.
Në pamje shihet Kim Jong-un, duke ecur pranë raketës interkontinentale Hwasong-17 e cila nxirret jashtë hangarit.
Udhëheqësi komunist shihet më pas duke ecur mes dy ushtarakëve me xhaketë të zezë lëkure dhe syze dielli, teksa muzikë dramatike luhet në sfond dhe pamjet janë me xhiro të ngadalësuara.
Video ushtarake u shoqërua me tallje në rrjetet sociale për stilin e saj.
“A është ky filmi ‘Reservoir Dogs‘ apo ‘Top Gun‘,” komentonte redaktorja e rrjetit Bloomberg Kristine Servando.
“Kim Jong-un urdhëroi një tjetër lëshim raketor të rangu të gjatë dhe grupi i tij i propagandës e ka kthyer atë në një film.”
BREAKING: North Korea’s state-run television shows edited footage of Kim Jong Un guiding the test-launch of what the country referred to as the Hwasong-17 ICBM.
Latest story: https://t.co/belL7EdPUl
(Video: KCTV) pic.twitter.com/APifRhtJVr— NK NEWS (@nknewsorg) March 25, 2022
Në video shihen gjithashtu gjeneralë dhe ushtarë që brohorasin para se dikush shtyp një buton dhe raketa nis shkëputjen nga baza.
Kim Jong-un dhe dy gjeneralët e tij shihen më pas duke ngritur krahët në ajër me buzëqeshje dhe duartrokitje.
“Kjo është e nevojshme për të bërë të qartë që kushdo mendon të shkelë sigurinë e shtetit tonë do a paguajë shtrenjt,” raportohet se tha Kim për të përditshmen shtetërore Rodong Sinmun, sipas NK News.
Lëshimi i fundit raketor vjen pas atij të nëntorit 2017 kur arma e lëshuar në detin e Japonisë përshkoi 1,080 kilometra në një lartësi prej në një lartësi prej 6,200 kilometra, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.
Top Channel