Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për shtetasin e identifikuar me inicialet S.K.
Ai akuzohet për dy vepra penale “Dhuna në familje” dhe “Ngacmimi seksual”. Në fillim të këtij muaji, më 4 mars, gruaja e tij e identifikuar si B.K., ka bërë kallëzim penal ndaj dhunës fizike të ushtruar sistematikisht për 15 vjet nga bashkëshorti i saj.
Ndërsa vajza e tyre e mitur, M.K., ka pohuar dhunën e ushtruar nga babai i saj ndaj nënës si dhe ka deklaruar se ky i fundit e ka ngacmuar seksualisht.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:
-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim S.K.
-Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim S.K.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale S.K.
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Elona Toro, me vendimin nr. 268, datë 25.03.2022 vendosi:
-Miratimin e vendimit Nr.567 Akti, datë 07.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Top Channel