Stoltenberg: Putini bëri “gabim të madh” me pushtim të Ukrainës

24/03/2022 09:16

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë “gabim të madh” me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Duke folur para samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s më 24 mars, Stoltenberg ka thënë se liderët do të diskutojnë “nevojën për riorganizim të parandalimit dhe mbrojtje në periudhë afatgjatë”.

Aleanca ushtarake ka thënë se do të dyfishojë numrin e dislokimeve që ka në Evropë, duke përmendur Rumaninë, Hungarinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë.

Presidenti Putin ka bërë gabim të madh duke nisur luftë kundër një kombi të pavarur dhe sovran. Ai ka nënvlerësuar fuqinë e popullit ukrainas, trimërinë e popullit ukrainas dhe forcat të tyre të armatosura”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve para takimit.

Ai ka thënë se secili përdorim i armëve komike “do ta ndryshonte në themel” natyrën e konfliktit në mes të Rusisë dhe Ukrainës dhe përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Serioziteti i përdorimit të armëve kimike natyrisht se rritet edhe më shumë duke pasur parasysh rrezikun e helmimit… mund të ketë përhapje të agjentëve kimikë edhe në territorin e NATO-s”, ka thënë ai.

Ai nuk ka përmendur si do të mund të reagojë NATO-ja në rast të ndonjë sulmi të tillë. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, raporton REL.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA