“Pse nuk më lë të flas?” Zekthi: Nuk është Edi Rama, as Basha e Berisha kriza e Shqipërisë…

24/03/2022 22:52

Në “Open” kanë debatuar Arben Ristani dhe Fitim Zekthi për situatën në Partinë Demokratike.

Arben Ristani cilësoi përgjegjës Lulzim Bashën duke thënë se i ka lënë 12 vite në opozitë. Ndërsa Zekthi u shpreh se nuk është kriza e Shqipërisë as Edi Rama, as Lulzim Basha, as Sali Berisha.

Ristani: Na kanë lënë 12 vjet në opozitë si asnjëherë. Është përgjegjës për këtë situatë.

Zekthi: Kam një pyetje, pse nuk më lë të flas?

Ristani: Më fal, nuk të ndërhyj më.

Zekthi: Unë nuk i ndërpres njerëzit. E kam qejf debatin.

Ristani: Nuk është se nuk të lashë të flasësh.

Zekthi: Nuk është Edi Rama kriza e Shqipërisë, as Basha, as Berisha. Ne po të flasim me sinqeritet, nëse duam të zgjidhim gjërat, ne duhet të afrohemi. E dimë që po të hyjë Berisha në garë, e fiton garën dhe nuk if ton zgjedhjet. Nëse bën një hap pas, çfarë është kjo, vetëm të tërhiqesh. Kur flasim për një parti, ta bëjmë të mirë.

Abilekaj: Ne kemi një rrezik sot, çfarë i bashkon ata që janë në opozitë. I vetmi instrument mbetet PD sot. Duhet bashkëpunuar me të gjithë, ama duhet krijuar besimi me ata njerëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA