Noka bllokon foltoren, Felaj kërkon 3 minuta pushim: Ka ikur koha e kërcënimeve në Kuvend

24/03/2022 16:36

Flamur Noka kërkoi minuta shtesë për të replikuar ndaj ministres së Energjetikës, Belinda Balluku por zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i sqaroi se nuk ka më kohë shtesë.

Noka bllokoi foltoren ndërsa Felaj donte që ta mbyllte interpelancën për të vijuar me rendin e ditës. Pas diskutimit me Nokën, vendosi që të bëjë 3 minuta pushim.

Felaj: E pate kohën në dispozicion e shpjegove. Juve Vokshi jua dhashë kohën, dhe kohën shtesë. Nuk ndërhyva enkas. Ju aq e gjykuat të nevojshme kështu që kohën tuaj të foljes e keni përfunduar. Kohë tjetër nuk ka se ku të dalë. Shqip po jua them. Zoti Noka ka mbaruar koha e kërcënimeve në Kuvend. Shfrytëzuat 7 minuta për të folur, 3 minuta ju dhe 16 minuta kolegia juaj. Nuk ke asnjë të drejtë të bësh një kërkesë të tillë. Kjo pikë e rendit të ditës mbyllet këtu, 3 minuta pushim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA