
Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendim për ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.
Sipas shefit të ekzekutivit, Albin Kurti, nuk u arrit një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.
“Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë, presidenti serb Aleksander Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të udhëtojnë për në Serbi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës më tre prill”, tha Kurti.
Vuçiç ka shtuar se serbët e Kosovës, pas këtij refuzimi janë të gatshëm të lënë edhe institucionet e Kosovës.
Lidhur me këto kërcënime Kurti ka ftuar qytetarët serbë të mos reagojnë.
Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhjen për mosarritjen e marrëveshjes, ku kërkohej që OSBE të mblidhte votat sikur në të kaluarën.
Kosova me vendim kishte anuluar organizimin e referendumit e Serbisë për ndryshime kushtetuese më 16 janar.
Top Channel