Në “Open” po diskutohet nëse Sali Berisha duhet të kthehet si lider i Partisë Demokratike.
Ferdinand Xhaferraj tha se duhet të ketë kufizim të mandateve sepse Berisha fiton garën nëse do të kandidojë për postin e kryetarit. Sipas tij, kufizimi i mandateve është për interes të familjes demokrate.
Xhaferraj: E konsideroi si ëndërr të keqe që lamë pas, por kemi lënë vetëm gjysmën, vetëm Bashën. Vota është e domosdoshme si përqasje minimale e demokracisë. Që të bësh demokracinë të mundur, duhet kufizim i mandateve.
Çfarë vote na duhet ne kur në garë hyn Berisha që në mënyrë të padiskutueshme fiton. Kufizimi i mandateve duhet për interes të familjes demokrate që garanton në zgjedhjet e ardhshme siguri. Me Berishën është ditur që nuk fitohet.
Top Channel