Enton Abilekaj ka komentuar situatën aktuale në Partinë Demokratike duke thënë se Sali Berisha nuk ka arsye të kthehet pasi e dha vetë dorëheqjen.
Përveç kësaj u shpreh se ndonëse më i fortë se Basha, është humbës pasi ka edhe faktorin ndërkombëtar kundër. Në “Open”, Abilekaj tha Berisha duhet të hapë garë për lider në mënyrë që të tërheqë edhe shoqërinë civile.
Abilekaj: E dha dorëheqjen vetë dhe nuk ka arsye të kthehet sot. Është SHBA kundër dhe nuk është rrugë e lehtë për të ardhur në pushtet. Berisha e ka faktorin ndërkombëtar kundër. Mund të motivohen demokratët me lider të fortë, por largohet elektorati gri, që mendon se kush më intereson sot, mendon a duhet rotacioni në këtë vend. Mungesa e rotacionit është edhe në PD. Berisha sot duhet të hapë garën. Tani autoritetin e Berishës nuk e mohojnë as këta.
Autoritetin që ka duhet ta përdorë për një institucion dhe të hapë një garë pa e vendosur se kush do ta fitojë. Të dalin 50 kandidatë dhe ai që prodhon lider brenda partisë dhe ai që fiton, të përfshijë dhe shoqërinë civile. Kështu bashkohet opozita e PD. Nëse doni që të vëmë celësin me ose pa blinda, Berisha në krye të PD është më i fortë se Basha, por është humbës.
Top Channel