Balluku-opozitës: Përgatisni vetëm dosje në SPAK për të hequr vëmendje nga sherret familjare

24/03/2022 11:29

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet situata e rritjes së çmimeve, mocion i kërkuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Dini të përgatisni vetëm dosje në SPAK për të hequr vëmendje nga sherret familjare. Kompanitë e transportit urban po i paguajmë nga 100 lekë për çdo litër, duke kundërshtuar dhe bllokuar ngritjen e çmimit të biletës. Asnjë nga ata nuk ka të drejtë që të ngrejnë çmimin e biletës se qeveria i ka kompensuar. Ju shkatërruat zinxhirin e naftës dhe gazit,ne ngritëm bordin e transparencës”, u shpreh Balluku.

Rritja e çmimeve për produktet dhe hidrokarbureve është një nga çështjet më të më delikate në vendin tonë dhe Evropë, që prek drejtpërdrejt qytetarin. Kjo ndodhi si pasojë e invazionit, prej luftës që nisi në Ukrainë.

Qeveria ngriti Bordin e Transparencës për të krijuar një ekuilibër dhe për të qenë sa më të qartë dhe transparent me publikun në lidhje me ndryshimin e shifrave.

Gjithashtu qeveria miratoi edhe Paktën e Rezistencës Sociale për t’u ardhur në ndihmë një pjese të popullsisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA