Paradoksi/ Ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës, zbulohet sasia kolosale e rezervave shqiptare

23/03/2022 23:07

Shqipëria renditet e 14 në botë për lëndët e para për frymë. Pellgu naftëmbajtës i Patos Marinzës i zotëruar prej dy dekadash nga kompania Bankers, përbën 85% të rezervave të nëntokës shqiptare dhe është fusha më e madhe e naftës në tokë në Europën Kontinentale. Është vlerësuar se Patos Marinza përmban afërsisht 5.4 miliardë fuçi naftë. Kompania ka hapur 95% të të gjitha puseve që kanë një kapacitet prej 2050 ton naftë bruto në ditë.

Kjo pasuri e bën të bekuar Shqipërinë dhe shqiptarët, por në realitet ata notojnë zbathur dhe të varfër mbi arin e zi që ua vjedhin të tjerët. Sipas të dhënave të AKBN nga viti 2007 deri në vitin 2018 nga nëntoka shqiptare janë nxjerrë gjithsej 11.3 milion ton naftë bruto nga të cilat gati 80% janë eksportuar.

Sot Shqipëria nuk fiton nga përpunimi i naftës pasi e vetmja rafineri që ishte në Ballsh u çua për skrap.

Pavarësisht se jemi një vend i pasur me naftë, Shqipëria edhe para krizës ka patur çmimin e karburantit më të shtrenjtë në rajon. Madje, edhe më të lartë se në Europë dhe Amerikë, krahasuar kjo me të ardhurat për frymë. Kosova që ka gati 2 milionë banorë, brenda një viti importon mbi 700 mijë tonë naftë, kurse Shqipëria me afërsisht 3.5 milionë banorë dhe me qindra mijëra turistë, importon në një vit rreth 600 mijë tonë naftē. Kjo shton dyshimet e një skemë të madhe evazioni fiskal nga grosistët e naftës.

“Kontroll në sipërmarrjet importuese dhe të shihet sa mund të evitohet abuzimi. Nga ana tjetër duhet një ulje dhe eleminim i disa taksave për naftën sepse vë në lëvizje motorri ekonomik. Do ti jepte ekonomisë frymëmarrje” u shpreh Vjoldi Danaj, ekspert ekonomie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA