Protestat e pandalshme duket se e vunë në vështirësi qeverinë që fillimisht deklaronte me forcë se nuk mund të dnërhynte pasi çmimet i vendos tregu.
Këshilli i ministrave ngriti një bord për vendosjen periodike të çmimit të karburanteve. Bordi përbëhej nga vetë përfaqësuesit e kompanive, që sjell mungesë besimi për reflektimin e çmimeve të vërteta në treg si pasqyrim i bursës.
Nga ana tjetër bursa çdo ditë çelet dhe mbyllet me çmime të ndryshme, nuk ka kuptim që çmmi në Shqipëri të fiksohet i njëjtë për disa ditë. Është fakt se edhe kur çmimet e bursës kapën vlerën e muajit nëntor 2021, çmimi në Shqipëri sërish mbeti rreth 30 lekë më I shtrenjtë se ajo periudhë.
“Ajo që duhet dhe nuk bëhet në vendin tonë është që institucionet duhet të ndërhyjnë dhe të bëjnë hetimet e nevojshme që ta mbajnë të paktën nën kontroll situatën. Absolutisht që do kemi rritje të vazhdueshme. Çmimet do të vazhdojnë të paktën deri në fund të marsit që të njohin rritje. Sepse janë të dy situatat lufta dhe pandemia që e kanë iniciuar këtë rritje” u shpreh eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj
“Realisht nuk e kuptoj se sa të devotshëm jemi për të ngritur çmimet të pa argumenmtuara dhe të menjëhershme sikur nuk kishte asnjë lloj depozite, asnjë litër naftë në depozitat. Llogjika më e munguar është që kur rritet bursa, rritet automatikisht çmimi në Shqipëri, kur ulet bursa do të na duhet dy muaj të ulet çmimi sepse i kemi depozita. Pse kur u rrit bursa nuk kishim depozitë?” u shpreh Nikolin Jaka, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
“Përveç taksave të njohura ka edhe taksa të fshehta që për fat të keq qeveria nuk i sheh dhe është në pozitë komode duke shtuar të ardhurat buxhetore momentalisht pa asnjë angazhim në performancën fiskale” u shpreh Zef Preçi, ekspert ekonomie.
Top Channel