I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, thotë se për takimin e tretë midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, duhet atmosferë konstruktive dhe paqësore.

Lajçak tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu është platforma e vetme ku Kosova dhe Serbia trajtohen si të barabarta.

Sink procesi nuk ka ngecur, por po zhvillohet kryesisht në nivelin e kryenegociatorëve. Po diskutojmë çështje praktike, me synimin kryesor për të përgatitur takimin e tretë të dy liderëve. Por, për këtë, na duhet atmosferë konstruktive, na duhet atmosferë paqësore. Për fat të keq, kemi pasur krizën e targave [të automjeteve], kemi pasur situata që nuk janë të favorshme për këtë atmosferë. Ne nuk e kemi luksin që të mos bisedojmë, sepse kjo është platforma e vetme, ku Kosova dhe Serbia bisedojnë me njëra-tjetrën dhe jo për njëra-tjetrën. pa normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia nuk do të ecin përpara në agjendën evropiane, së dyti, kjo gjë do të ndikojë në atmosferën rajonale, sepse dihet se kjo është gjë rajonale.

I pyetur mbi përshtypjen në Evropë se ka vetëm një pengesë mes palëve, ai i Asociacionit tw komunave me shumicë serbe në Kosovë, Lajcak tha se kjo nuk është e vërtetë.

Mirosllav Lajçak: Jo, kjo nuk është e vërtetë. të dyja palët, Kosova dhe Serbia, kanë listë të zotimeve që nuk i kanë përmbushur. Ky zotim përmendet publikisht, prandaj ekziston kjo përshtypje, sepse për të është folur shumë publikisht. Por, natyrisht ne preferojmë që për këto çështje të flasim në mënyrë private, kështu bëhet diplomacia. Ne nuk duam që kjo të shndërrohet në një instrument politik në mes të dy palëve.

Duke komentuar situatën në Ukrainë, Lajçak thotë se duhet të kuptohet se paqja, stabiliteti dhe pajtimi janë më të rëndësishme se kurrë.

Ne jemi këtu, tha ai, për të promovuar një zgjidhje evropiane, sepse ne duam që të ndihmojmë përshpejtimin e integrimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA