Dhunë në familje dhe tapë në timon, në pranga katër persona në Tiranë

23/03/2022 10:21

Katër persona janë vënë në prangat e policisë këtë të mërkurë për vepra të ndryshme penale.

Një 26-vjeçar ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Ndërsa tre persona të tjerë u kapën duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.

“Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. R., 62 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. L., 37 vjeç dhe K. Xh., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur”, sipas policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA