Aksidenti në Fushë-Krujë, ndërron jetë në spital njëri nga të plagosurit
23/03/2022 22:24
Njëri nga të plagosurit nga aksidenti i mbrëmjes së sotme në aksin Milot-Fushë Krujë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Në aksidentin e ndodhur pranë fshatit Derven, ku tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po mjekohen në spital, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.
Njëri nga drejtuesit është identifikuar nga policia si Dervish Allamani.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.
Top Channel