24/11 18:00
Rreth 15,300 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës, ka pohuar Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Ministria rendit gjithashtu 509 tanke, 1,556 automjete luftarake të blinduara dhe 252 sisteme artilerie midis humbjeve ushtarake të Rusisë që kur pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Rusia ka dhënë vetëm një herë një shifër për humbjen e trupave të saj – 498 të vdekur deri më 2 mars – ndërsa SHBA së fundmi vlerësoi se rreth 7,000 trupa ruse ishin vrarë në konflikt.
Top Channel