OBSH: Rusët sulmuan 62 objekte shëndetësore në Ukrainë

22/03/2022 17:28

Në ditën e 27 të agresionit rus në Ukrainë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se të paktën 62 sulme kanë ndodhur në objektet shëndetësore në Ukrainë.

Sipas kësaj organizate, për shkak të këtyre sulmeve, u vranë 15 persona dhe 37 të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, zyrtarët e OBSH-së në Poloni thonë se një vlerësim i shpejtë tregon se rreth gjysmë milioni refugjatë që kanë arritur atje kanë probleme psikologjike, kryesisht për shkak të traumave.

Gjithashtu, punonjësit e shëndetësisë në kufi, raportojnë për ardhjen e fëmijëve dhe nënave që vuajnë nga rraskapitja dhe dehidratimi, ndërsa shumë të moshuar vijnë pas disa ditësh udhëtim pa mjekim, veçanërisht për sëmundje të tilla si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA