Vajzës 8-vjeçare i ra porta e hekurit sipër, si ndodhi ngjarja e rëndë: Po shkonte tek fqinja
21/03/2022 16:31
Një vajzë 8 vjeçare është plagosur rëndë pasi i ka rënë një portë hekuri sipër.
Ngjarja aksidentale ka ndodhur në fshatin Drithas të Maliqit ku e mitura ka shkuar tek Shtëpia e fqinjes për t’i çuar diçka por në momentin që po dilte nga shtëpia, porta e hekurt ka dalë nga shina dhe është rrëzuar duke zënë vajzën e cila ka marrë dëmtime në pjesën e kokës.
Menjëherë e mitura është transportuar në spitalin e Korçës por më tej është dashur të dërgohet drejt Tiranës për shkak të dëmtimeve që ka pësuar.
Top Channel