Tragjedi për sportin ukrainas, humbin jetën dy futbollistë

21/03/2022 14:01

Lufta Rusi-Ukrainë nuk ka kursyer as sportistët. Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën dy futbollistë ndërsa dy të tjerë rezultojnë të humbur.

Sergij Shestak, 33 vjeç dhe Bohdan Semençuk, 28 vjeç humbën jetën nga sulmet ruse.

Shestak që luante me skuadrën e ligës amatore Çerkasi Kosaks, në rolin e sulmuesit u vra në betejën e Volnovakha, në lindje të Ukrainës.

Shemençuk luante gjithashtu në ligën amatore, për skuadrën e Sluç Berezne dhe u vra në një betejë afër Kievit.

Dy futbollistë rezultojnë të humbur prej disa javësh njëri prej tyre është 20-vjeçari Rodion Plaska dhe Juri Tsapij.

Ky i fundit rezulton i humbur bashkë me familjen e tij.

Sot mbushen 26 ditë nga lufta në Ukrainë, ndërsa nuk ka asnjë shenjë se Rusia do të bëjë paqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA