Ngordhja e mijëra shpendëve në Durrës/ Prokuroria nis hetimin “për shkelje të rregullave të karantinës”

21/03/2022 10:33

Prokuroria e Durrësit i ka kërkuar sot policisë të sekuestroje dokumente mbi praktiken që është ndjekur pas rasteve të konstatuara për ngordhjen e shpendëve.

Kemi nisur verifikimet sipas nenit 207 për shkelje të rregullave të karantinës”, i tha gazetares Anila Hoxha, kryeprokurorja Anita Jella.

Një ditë më parë, Ministria e Bujqësisë  konfirmoi rastin e parë të gripit të shpendëve H5N8.

Por a u mbajt i fshehtë qarkullimi i virusit të shpendëve në stabilimentet e mbarështimit të pulave nga Ministria e Bujqësisë dhe përse edhe sot nuk i tregojnë emrat e kompanive?

Zv.Ministrja e Bujqësisë thotë se kampionet kanë nisur të analizohen që më 7 mars, kur u njoftuan se kishte ngordhje, por jo ato përse u deklaruan si laringotrakeit vetëm pas 9 ditësh, në 16 mars . Nuk u njoftuan as autoritetet  shëndetësore të cilët duhet të bëjnë survejancën epidemiologjike si në çdo rast për sëmundjet infektive, duke shkelur protokollet.

Top Channel mësoi se prej dy javësh ka pasur ngordhje të pulave dhe tek fshatarët që i rrisin ato në oborr. Ky virus përhapet nga shpendët e egra dhe pak kohë më parë është konstatuar në dy vende fqinje në Maqedoni dhe Greqi.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA