Grida Duma në një lidhje skype për emisionin “Open” të Eni Vasilit, tha se shumica e demokratëve nuk kanë dashur të marrin pjesë në konflikt.
Sipas saj, PD duhet të shohë nga një gjeneratë e re, dhe të tejkalojë dyshen që e çoi në këtë ngërç, Bashën dhe Berishën.
Duma: Shumica e demokratëve nuk kanë dashur të marrin pjesë në konflikt, kanë mbetur të mënjanuar. Shumica e demokratëve kërkon një zgjidhje racionale larg konfliktit. Unë kam qenë ajo që kam mbrojtur Berishën kur dha dorëheqjen, dhe sot nuk dua të flas për Bashën për shkak se dha dorëheqje, por kjo nuk zgjidh situatën e një PD-je, që bëhet vetëm e bashkuar. Sot jemi në një situatë që kërkojmë bashkimin e PD-së, që duhet të vijë në disa faza. PD duhet ta ketë SHBA-në me vete, PD duhet të shohë nga një gjeneratë e re, dhe të tejkalojë dyshen që e çoi në këtë ngërç.
Top Channel