Carlo Bollino, pjesë e panelit të të ftuarve në emisionin Open të gazetares Eni Vasili, tha se tërheqja e Bashës ishte e detyruar.
Megjithatë pyetja që shtroi Bollino ishte nëse do futet sërish berishizmi në PD.
“Kjo është tërheqje e detyruar. Pas rezultatit të 6 Marsit, ai nuk kishte rrugë tjetër. Ai nuk ishte më faktor vendimmarrje në PD. Ai e kupton vetë që nuk i dikton më dot rregullat brenda lojës. Ngërç mbetet qëndrimi i Berishës.
Ai mund të ketë ambicje për të qenë faktor sërish, por nuk ka shance të jetë. PD do marrë për keq nëse kandidon Berisha. Ambasada Amerikane ka qëndruar ftohtë ndaj vendimit të Bashës dhe ka dhënë mesazh të koduar ndaj Berishës.
Berisha po kandidoi fiton. Dhe do jemi po aty ku kemi qenë. Nëse futet berishizmi në PD, kjo është pyetje që duhet shtruar,” tha Bollino.
Top Channel