Dilaveri ishte 57 vjeç kur nisi procesin e legalizimit të shtëpisë së tij. Sot është 67.

Ka kaluar një dekadë dhe problemi i tij nuk ka marrë zgjidhje. E pritën sot në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, por doli përsëri i pasqaruar prej andej.

Dilaver Hoxhallari: Unë kam 10 vjet që sorollatem. Më vjen përgjigja, kur të shlyhet pronari, kur të dali VKM-ja, ca përgjigje të thata, pa përgjigje. Tani këtu më thanë tjetër gjë. Duhet të aplikosh. Kam bërë dhjetëra kërkesa, le që nja dy vjet, s’më kanë ardhur fare përgjigje, posto, paguaj para dhe hiç. Nuk e di ku qëndron problemi. I kam paguar shtetit 6 milionë e 700 mijë lekë për tokën dhe infrastrukturën. Dhjetëra kërkesa kam këtu me vete, dhe në shtëpi, nga 2-3 kërkesa në vit kam bërë. Paratë m’i morën, por këtu më thonë që të shkoj prapë te ADISA, tek stacioni trenit. Unë që andej vij. Para 1 muaji e gjysmë kam dërguar kërkesë atje dhe s’kam marrë përgjigje.  Do shkoj prapë. Unë kam 10 vjet që bëj ecejake. Jam i lodhur dhe i stresuar, se paratë i kam dhënë. Nuk ishin mirë ato në xhepin tim? Këtu nuk më sqarojnë tamam, vetëm më dërgojnë sa në një zyrë te tjetra. Kur i nisa këto procedura isha 57 vjeç. Sot i kam kaluar 67 vjetët. Si duket situata nuk kam besim, se do më marrë zgjidhje ky hall.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA