Kryeministri Edi Rama disa javë më parë publikoi një foto duke blerë domate në treg. Paraditen e kësaj të diele e gjeti kryeministrin, duke bërë pazar, por jo në rolin e blerësit por në atë të një supervizori çimesh në një supermarket të Tiranës.
Rama: Është një situatë e vështirë shumë, por edhe ne duam që të ketë një lloj solidariteti, një lloj dakordësie.
Delina Ibrahimaj ministre e Financave kalon edhe ajo nga njëri sektor në tjetrin në këtë supermaket, jo si blerëse por si anëtare e bordi te çmimeve.
Ibrahimaj: Shqetësimin kryesor e kemi tek artikujt që blihen më shumë nga njerëzit dhe që i shërbejnë çdo shtëpie shqiptare. Kemi rënë dakord që për këto produkte edhe pikat e shumicës, edhe importuesit dhe pikat e pakicës të kenë çmime standard dhe me marzhe fitimi standard.
Ndërsa është për tu parë se çfarë nënkuptohet me çmim standard sot, kur një veze po shitet 300 leke. Dite më parë një vëzhgim i Top Channel tregoi abuzimin e menjëhershëm të tregtarëve me çmimin e vajit që kapi çmime rekord si asnjëherë më parë. si dhe zinxhirin si rritet çmimi. Kryeministri duket e kishte pare vëzhgimin.
Rama: Ne nuk mund të kërkojmë që të shkojnë çmimet në pikën që të fillojnë humbjet e furnizuesve apo të pakicës dhe të mos ketë më se pastaj se shkon në kolaps. Do të ishte shumë bukur që ekonominë ta lëviznin privatët dhe çmimet t’i vinte shteti, por kjo nuk shkon. Ama ulja nga 330 në 305 (për produktin e vajit) është brenda atyre kushteve, ajo që ne duam.
Pas vënies nën kontroll të çmimit të naftës, sfida e radhës për qeverinë është mos lejimi abuzimit me çmimet e ushqimeve te shportës, siç njihen ndryshe ushqimet baze qe njerëzit qe jetojnë ne kufirin minimal te varferisë, duhet t’i kenë të garantuara.
Rama: E rëndësishme është që produktet bazë të ulen tek një nivel i arsyeshëm që marzhi i fitimit të jetë superminimal në këtë fazë, kosto të sigurohet dhe ecuria të sigurohet dhe të mos ketë spekulime dhe abuzime në kurriz të njerëzve.
Në këtë tur Kryeministri nuk foli për sigurinë ushqimore sidomos për vezët dhe pulën. Kjo vizite me siguri ishte bere, përpara se ministria e Bujqësie të njoftonte rastin e pare te gripit te pulave ne vend. Ç[ka do te thotë se shpejti me ministren Frida krifca, ai mund të nisë një tur tjetër: atë që të bindë qytetarët se qeveria do të fitojë, edhe mbi gripin e pulës.
Top Channel