Arrestimi i policëve kufitar shtoi kontrollet edhe në pikë kalimin me Shqipërinë në Qafë Morinë.
Kontrollet ishin më të gjata e disa prej qytetarëve që tentonin të hynin në Kosovë u kthyen pas.
Hyrje-daljet mes Kosovës dhe Shqipërisë ka kohë që kryhen në një pikë kufitare të përbashkët. Megjithatë nuk po flitet ende për një heqje totale të kufirit që për banorët e zonës, kryesisht të Shqipërisë paraqet problem.
“Bajram Curri, Tropoja, Malësia e Gjakovës, bëjmë jetesën këtu dhe vështirësi ka se ka shteti. Duhen doganat e këto, çka janë këto budallaqet t’i paguajmë.{
Për të janë të panevojshme këto kontrolle.
“Pas lufte do të duhej të hiqeshin krejt së është shqip – shqip. Shqiptarë jemi këtu edhe atje. Ishte dashtë me u hekë por nuk e kemi ne në dorë.”
Për disa të tjerë, këto procedurat e kalimit janë rutinore.
“Këto gjana e kemi pas çdo ditë, kontroll pasaportash, kontroll të bagazhit çdo ditë një lloj, si sot si atëherë. Pse të largohen, nëse duan ta largojnë, ta largojnë, ne s’na prish punë”.
Banorët e zonës së Tropojës udhëtojnë për në Gjakovë pothuajse çdo ditë për furnizim e për të marrë shërbime shëndetësore.
Top Channel