Humbi jetën brenda minierës, 43-vjeçari nga Tropoja kishte pak ditë që kishte nisur punë

20/03/2022 11:38
Minatorët që humbën jetën, Afrim Zhutaj dhe Adil Dautaj

Afrim Zhutaj, 43-vjeçari nga Kepeneku i Tropojës, i cili humbi jetën brenda një miniere, kishte vetëm pak ditë që kishte nisur punë aty.

Top Channel mëson se para se të niste punën në galerinë që i mori jetën, ai punonte në minierën e Helshanit.

Së bashku me 41-vjeçarin Adil Dauti nga fshati Gegaj, ai brenda një galerie artizanale të nxjerrjes së kromit në zonën e thellë malore në Lajthizë të Tropojës.

Ata kishin hyrë në mëngjes për të gërmuar mineral në galeri kur tavani dhe muret e saj janë shembur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA