Zelensky del në rrugë: Shansi i fundit për Rusinë, bisedime serioze pa vonesë

19/03/2022 12:49

Tani boll më, është koha për bisedime serioze paqeje: presidenti ukrainas Volodymir Zelensky lëshoi një tjetër thirrjeje në video-regjistrimin më të fundit ku i tregonte Moskës se ka ardhur momenti për të biseduar siç duhet.

Dua të më dëgjojnë të gjithë, por sidomos ata në Moskë. Ka ardhur koha të takohemi e të flasim. Ka ardhur koha që të rikthehet integriteti territorial dhe drejtësia për Ukrainën. Ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimi i saj. Në të kundërt, kostoja për Moskën do të jetë aq e lartë, sa nuk do të arrini ta merrni veten për gjenerata të tëra“, tha Zelensky.

Nga bisedimet me ndërmjetësues si Turqia u arrit t’i shkëputej Putini zotimi se do të takohet me Zelenskyn. Megjithatë një ditë më parë, në shfaqen e tij të parë publike që nga fillimi i pushtimi, kreu i shtetit rus tha se “ne e dimë çfarë do të bëjmë më tutje, dhe do t’i çojmë deri në fund planet që kemi”.

Pyetja e madhe është, çfarë plani ka Putini për Ukrainën, aq më tepër tani që Rusia ka pësuar humbje masive dhe gjërat nuk po ecin ashtu siç mendohej për Moskën. Pavarësisht kësaj, trupat ruse vazhdojnë shkatërrimin në tokën ukrainase, e së fundi, hynë në qendrën e qytetit te rrethuar të Mariupolit.

Deri më tani, raundet e bisedimeve kanë ofruar pak përparim dhe të dy palët fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit për evakuimin e civilëve. Ukraina po shpreson të evakuojë gjatë ditës civilë përmes dhjetë korridoreve humanitare në qytetet që gjenden në frontin e luftimeve me forcat ruse, përfshirë dhe Mariupolin që po kthehet në një gërmadhë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA