Protesta kundër rritjes së çmimeve/ Qytetarë po mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

19/03/2022 11:08

Qytetarët e parë kanë nisur të mblidhen në Sheshin Skënderbej për t’i bashkuar protestës kundër rritjes së çmimeve.

Protesta do të nis në orën 11.00 ku qytetarët fillimisht do të grumbullohen në sheshin Skënderbej për të marshuar më pas para kryeministrisë.

Protesta e thirrur do të jetë nga e gjithë Shqipëria, ndërsa organizatorët janë shprehur se do të qëndrojnë në shesh 24 orë, derisa qeveria të reagojë.

Protestat vijojnë prej disa ditësh kundër rritjes së çmimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA