Digjen prej ditësh sipërfaqe toke në Lezhë, autorë vetë banorët
19/03/2022 19:07
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e kënetës, pranë plazhit të Talës në Lezhë. Sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe barishte po digjen prej ditësh në këtë zone.
Zjarrfikësit janë angazhuar për shuarjen e zjarrit por ka qenë e pamundur vënia nën kontroll, për shkak të erës sipërfaqja e zjarrit është zgjeruar në orët e mbrëmjes.
Aktualisht nuk rrezikohen banesa. Zjarre të këtij lloji janë të shpeshta në këtë zonë, ndërsa janë vetë banorët ata që i ndezin pasi i përdorin këto toka kënetore për blegtorinë.
Top Channel