
23/02 23:03
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha këtë të premte se bombardimet ruse po i pengojnë autoritetet në qytetin jugor të Mariupolit të krijojnë korridoret humanitare.
Ushtria ruse thotë se luftimet kanë arritur në qendër të qytetit, ndërsa mijëra qytetarë mbetën të bllokuar.
Në fjalimin e tij të fundit drejtuar kombit, Zelensky tha se qindra njerëz janë ende të bllokuar nën rrënojat e një teatri atje që u bombardua të enjten.
Presidenti ukrainas gjithashtu u shpreh se dërgesat perëndimore të armëve në Ukrainë janë shumë të ngadalta.
“Ne përsëri u kujtojmë disa liderëve perëndimorë se do të jetë një humbje morale për ta, nëse Ukraina nuk merr armë të avancuara”, shtoi ai.
Top Channel