Qytetarët e Fierit do të furnizohen me ujë të pijshëm, me presion të kufizuar gjatë natës.
Ujësjellës Kanlizime Fier njofton se e ka marrë këtë vendim për të kursyer energji elektrike:
“Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë energjetike, e cila ka përfshirë të gjithë rajonin. Kjo situatë na prek të gjithëve. Secili prej nesh duhet të limitojë konsumin e energjisë në punë e familje, pasi çdo kë i kursyer vlen në këtë kohë. Për ketë arsye edhe Ujësjellës Kanlizime Fier, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirë studiuar, për të kursyer energji, por edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjitike do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës”, thuhet në njoftim.
Për pasojë, abonentët gjatë orëve të natës 24:00 – 05:00, do të ketë ujë me presion më të ulët se zakonisht. “Ndikimi i këtij kufizimi do të jetë gati i papërfillshëm për abonentët, por i ndikueshëm në kursimin e Energjisë që harxhojnë pompat furnizuese të qytetit”, thuhet në njoftim.
Top Channel