Shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, 36-vjeçari shqiptar arrestohet në Belgjikë (Emri)

18/03/2022 16:04

Një 36-vjeçar shqiptar nga Lezha i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belgjikë.

Në një njoftim për mediat, policia tha se operacioni ndërkombëtar i koduar “Avenue”, çoi në pranga 36-vjeçarin nga Lezhe, Mariglen Përgjini.

Ai ishte dënuar për tre vepra penale, si “vrasje me dashje”, “prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Mësohet se 36-vjeçari përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga shërbimet policore.

Shtetasi Mariglen Përgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 18 vjet burg, nga të cilët i kanë mbetur për të kryer edhe 10 vjet, 4 muaj dhe 27 ditë burg, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Gjithashtu ky shtetas është dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA