People board an evacuation train from Kyiv to Lviv, at Kyiv central train station, amid Russia's invasion of Ukraine, in Kyiv, Ukraine March 6, 2022. REUTERS/Gleb Garanich

Garda Kufitare e Polonisë ka thënë se numri i refugjatëve që kanë hyrë në këtë shtet nga Ukraina, prej nisjes së pushtimit rus, ka kaluar shifrën dy milionë.

Ky numër është më i madh sesa popullsia e kryeqytetit polak, Varshavës.

Garda Kufitare ka thënë përmes një postimi në Twitter të premten se numri i refugjatëve që hyjnë në Poloni është duke u zvogëluar çdo ditë.

Sipas saj, 52,000 njerëz kanë kaluar kufirin në 24 orët e fundit.

“Shumica janë gra dhe fëmijë. Zyrtarët e Gardës janë polakët e parë që u ndihmojnë atyre pas kalimit të kufirit. Shumicën e kohës, shprehja e mbështetjes do të thotë shumë”, ka thënë Garda Kufitare.

Më shumë se 3 milionë njerëz kanë ikur prej luftës në Ukrainë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Ende nuk është e qartë sa refugjatë janë tani në Poloni, pasi shumica prej tyre kanë udhëtuar drejt vendeve tjera.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA