Kryebashkaiaku i Kievit, Vitali Klitschko është shprehur se ukrainasit janë gati të luftojnë për të mbrojtur vendin dhe familjet e tyre.
I veshur me antiplumb, para mediave, ku ndodhej edhe Top Channel, Klitschko tha se Putin po bën gabim të madh, prej të cilit po vdesin shumë persona.
Teksa i kërkoi Europës të qëndrojë krah Ukrainës, kryebashkiaku tha se Putini është rrezik i madh për të gjithë botën.
“Nëse Rusia thotë që njerëzit do të zhgënjehen, do të mërziten. Kjo nuk është e vërtetë. Jo! Njerëzit duan të luftojnë. Çdo ditë civilët më kërkojnë: Ju lutem, kryetar, ne duam të luftojmë. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë familjet tona, shtëpitë dhe qytetin tonë. Nëse do flasim për gabime, ishte një gabim, 34 orë më parë ishte një gabim. Sa gabime duhet të bëjmë më tepër dhe sa civilë duhet të vriten. Për sa e sa gabime duhet të japin shpjegim forcat ruse. Çelësi jonë është uniteti. Ne duhet të ndalojmë luftën, ajo duhet të stopojë. Dhe për një gjë të tillë na duhet mbështetje, pasi ne duhet të ndalojmë vrasjen e njerëzve, fëmijëve. Në këtë moment që flasim 19 vetë janë në spital, 4 janë fëmijë dhe një person ka ndërruar jetë. Për Europën, qëndroni krah Ukrainës. Bashkimi është çelsi ynë. Presion ndaj Rusisë, sanksione. Ne duam mbështetje tani të ndalojmë luftë, duhet të ndalojmë vrasjen e njerëze dhe fëmijëve.”
Mesazhi për Putin?
“S’ka arsye të flasim për të, është rrezik i madh për të gjithë botën.”
Top Channel