“Jo” zërit të Moskës! Rregullatori britanik i heq licencën televizionit RT

18/03/2022 17:23

Rregullatori i medieve në Britaninë e Madhe, Ofcom, njoftoi se ka tërhequr me efekt të menjëhershëm licencën e kanalit televiziv të mbështetur nga Rusia, RT.

Në shpjegimin e tij, thuhej se arsyeja e këtij veprimi lidhet me faktin se RT nuk konsiderohet e pershtatshme për të pasur një licencë në Britani.

Ofcom e bëri të qartë se doli me këtë vendim teksa po heton 29 raste për të analizuar paanshmërinë e mbulimit e të lajmeve të RT-së dhe mbulimin e drejtpërdrejtë të pushtimit rus në Ukrainë. “Ne e konsiderojmë volumin dhe natyrën potencialisht serioze të çështjeve të ngritura në periudhën e fundit si shumë shqetësuese, sidomos duke marrë parasysh historikun e këtij kanali televiziv, i cili është gjobitur me 200,000 paundëa në të kaluarën për shkelje që lidheshin me paanshmërinë”, theksohej në deklaratë.

Reuters citon RT të pretendojë se  është “gjykuar gabim” nga Ofcom. Vendimi nuk e ndalon RT-në, e njohur më parë si Russia Today, që të publikojë ‘online’, duke shënjestruar audiencën britanike, e cila shpesh arrinte audience shumë më të madhe sesa kanali televiziv, e kjo për shkak se Ofcom rregullon vetëm transmetimin në media.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA