Ndërsa çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën, në Shqipëri ato shtohen edhe nga abuzimet. Abuzime që qeveria thotë se do i verë ne kontroll, për te mos i lenë te vjedhin nga xhepat e shqiptarëve.
Ata po blejnë më pak për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve. Për të njëjtat produkte, me të njëjtën sasi konsumatorët paguajnë vlera të ndryshme lekësh.
Spar/ Sa kushtojnë? 630 lekë.
ECO Market/ Sa shkon? 600 lekë.
Dyqani i lagjes- 670 lekë kushtojnë.
Conad/ Sa? 630
Nga një vëzhgim i kryer nga Top Channel në supermarketet më të fuqishme në vend CONAD, SPAR, ECO MARKET APO BIG MARKET si dhe ne marketet e lagjeve rezulton se qesja me 3 produkte ushqimore bazë të shportës, vaj, oriz dhe makarona ka koston më të lartë në dyqanet e vogla. Këto dyqane janë të fundit në zinxhirin shpërndarës, por rritja fillon nga grosistët e mëdhenj.
“Po luajmë mendsh, nuk kemi faj ne, na i sjellin shtrenjtë”, thonë disa gra.
Vaji i lulediellit ka pasur rritjen më të madhe të çmimit. larg qendrës të kryeqytetit vajin e gjen më shtrenjtë mbi 350 lekë, ndërsa në supermarkete çmimet kanë diferencë 10 apo 20 lekë më pak. Psh në Spar vaji florior kushton 329 lekë, në Conad 340 ndërsa Big Market dhe Eco Market 320 lekë.
“I ka vendosur çmimet ai lart. Ç’të bëj unë e shkreta. Kanë ndryshuar çmimet që prej rritjes së çmimit të naftës… edhe orizi është diku 40 lekë më shtrenjtë”, thotë një zonjë.
Edhe mielli apo sheqeri kushton sot 20 lekë më shumë. Gjithmonë nëse e gjen. Në SPAR ka filluar të ndihet mungesa e tyre.
Këto biznese kanë logo jo të njëjta të pasqyruara në qeset e pazareve, edhe pse tregtojnë në përgjithësi mallra të ngjashëm. Por me çmime të ndryshme bazuar në filozofinë e ekonomisë së tregut, një treg me konkurrencë të lirë.
Mirëpo në kohë krizash, konkurrencën e ndershme e zëvendëson spekulimi i paskrupullt i tregtarëve, të cilët qeveria tani premton se do ti kontrollojë.
Top Channel