Autobusi i parë me  40 gra dhe fëmijë pritet të mbërrijë nga Ukraina e të strehohen në vendin tonë.

Familjet shqiptare kanë hapur dyert për t’iu gjendur pranë shtetasve ukrainas.

“Autobusi është gati, pritet të niset nga sot nesër. Jane 40 vetë gra dhe fëmijë”, thotë konsulli i nderit të Ukrainës në Shqipëri, Bledar Bajraktari.

Por nuk janë vetëm kaq, pasi familje të tjera të cilat nuk kanë mundësi të largohen nga Ukraina në mënyre individuale kanë kërkuar të vijnë të strehohen . Bajraktari theskoi se i vetmi problem është kush të drejtoje autobusin, pasi meshkujt nuk mund të dalin nga Ukraina.

“Janë disa grupe gati por sa të  gjendet formula, mund të drejtojë autobusin një grua e të niset”, thotë Bajraktari.

Numri i kërkesave për të ardhur është në rritje në çdo moment, por ku do të strehohen shtetasit ukrainas?

“500 i merr përsipër shteti shqiptar, ndërkohë që janë vetofruar  familjarë nga Shkodra në Sarandë”, thotë Bajraktari.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë këtë të premte një vendim sipas të cilit të gjithë shtetasit ukrainas mund të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA